
Domenico Berardi do jetë objektivi i radhës për Milanin. Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmusi për krahun e djathtë dhe drejtuesit kanë piketuar yllin e Sassuolo.
Sulmuesi italian ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera në Serie A, ku ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane. Një nga klubet që interesohen për anësorin, është Milani, me drejtuesit që po punojnë për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin tjetër. Kuqezinjtë në sezonin e ardhshëm do të luajnë në Champions League, aty ku vështirësia është e madhe dhe për këtë arsye, përforcimet janë të nevojshme.
Berardi është i pëlqyeri i drejtuesve, por Sassuolo kërkon të paktën 25 milionë euro për ta lënë, një shifër kjo e lartë, me kuqezinjtë që për të ulur çmimin, do të provojnë të fusin në marrëveshje mbrojtësin Matteo Gabbia.



