Real Madridi, tjetër alternativë për mesfushën

Real Madridi, tjetër alternativë për mesfushën

   Përpjekjet e drejtuesve të Real Madridit për tu përforcuar në çdo repart vijojnë. ‘’ Galaktikët ‘’ kanë patur jo pak probleme në sezonin aktual dhe fokusi tashmë është tek mesfusha.

Në orët e fundit një tjetër emër ka nisur të qarkullojë në zyrat e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ dhe flitet për Antonio Blancon. 

Spanjolli është rritur tek akademia e madrilenëve i cili ka lënë gjurmë dhe spikat sidomos për rikuperimin e topave, mirëvendosjen gjatë sfidave dhe mënyrën se si e interpreton lojën. 

Problemet e theksuara në mesfushë e bëjnë të domosdoshme blerjen e të tjerë elementëve gjatë merkatos së verës, determinante për çdo ekip. 

Eksperienca në La Liga i ka shërbyer për ti ngjitur shkallët drejt suksesit dhe tashmë sakrificat e bëra janë shpërblyer me interesin e ish fituesve të Champions Leagues. 

Të jesh pjesë e ‘’ Los Merengues ‘’ do të thotë që të masësh forcat me lojtarët më të mirë në botë dhe gjithashtu të tregosh veten në kompeticionet më të rëndësishme në kontinentin e vjetër. 

Antonio Blanco deri më tani numëron 23 sfida dhe 1 gol me këtë ekip, i cili mund të jetë shumë shpejt pjesë e ‘’ Los Blancos ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy