Milani nuk e harron Faivren

Milani nuk e harron Faivren

 Koha ka kaluar por mesfushori i Lyonit Romain Faivre asnjëherë nuk është anashkaluar nga tekniku Stefano Pioli .

Francezi konsiderohet një lojtar shumë premtues dhe  drejtuesit e Milanit po mendojnë një ofertë në adresë të 23 vjeçarit i cili bëri një hap shumë të rëndësishëm në merkaton e kaluar duke u transferuar nga Bresti , tek një ndër më të mirat e Ligue 1.

Por sigurisht ky vendim ka patur disa prapaskena të paevitueshme sepse Romain Faivre duket se nuk është ambjentuar siç duhet tek Lyoni duke i shtuar zërat për një largim  dhe Paolo Maldini ka filluar tratativat për ta arritur sa më shpejt këtë marrëveshje dhe ti hape rrugë transferimit të perlës franceze në të famshmin ‘’ San Siro ‘’.  

Legjenda e Milanit mbështetet fuqimisht nga numri një i pankinës i cili e mirëpret Romain Faivren në Milano , gjatë një merkatoje qe konsiderohet tejet e rëndësishme me objektivin e qëndrimit në të njëjtën linjë në të ardhmen.

Aspiratat lidhen edhe me thyerjen e akullit disa vjeçar në Uefa Champions League , turne të cilin Milani e ka fituar shtatë herë gjatë historisë por fillimisht duhet të mbrojne titullin e fituar në Scudetto. 

Romain Faivre e finalizoi sezonin me Lyonin me 3 gola në 18 sfida , të shoqëruara me një rendiment gjithmonë në rritje i cili jo më kot riktheu vëmëndjen e Milanit .

Pretendimi i italianëve është afrimi me titujt dhe evitimi i distancave , të cilat nuk i shërbejnë të ardhmes dhe një ndër zgjidhjet mbetet merkatoja cilësore dhe përgatitja optimale për të përballuar sezonin 2022-2023 të cilin Milani do ta nisë me një sukses historik.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy