
Chelsea është një nga klubet që ka afruar më shumë lojtarë në merkatot e viteve të fundit.
Në lidhje me këtë ka folur vetë trajneri i bluve, Enzo Maresca, i cili deklaroi se stërvit vetëm 21 lojtarë, të tjerët punojnë të veçuar.
Gjithashtu ai foli edhe për lojtarët që nuk i ka në planet e tij, duke thënë se ua ka bërë të qartë që të gjejnë ekip të ri.
Unë nuk jam duke punuar me 42 lojtarë, po punoj me 21 lojtarë. 15-20 lojtarët e tjerë po stërviten veçmas. Unë nuk i shoh ata. Nuk është një rrëmujë siç duket nga jashtë. Absolutisht jo.
Lukaku dhe Chalobah po stërviten veçmas. Situata me të dy është mjaft e qartë. Ne kemi një skuadër të madhe dhe është e pamundur t’u japim minuta të gjithëve. Nëse ata kërkojnë minuta më mirë është që të largohen.
Thjesht përpiqem të jem i sinqertë. Kam folur me Raheem para ndeshjes me Cityn. I thashë se do të ketë vështirësi për të marrë minuta me ne.



