Bruno Fernandes rinovon me Manchester United

Bruno Fernandes rinovon me Manchester United

Pavarësisht disfatave , Manchester United më në fund ka arritur të buzëqeshë sepse ka akorduar rinovimin me Bruno Fernandes , lojtar i domosdoshëm për të ardhmen .

Portugezi arriti ta gjejë gjuhën e përbashkët me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ pas disa javëve negociatash intensive dhe thuhet se do të jetë lideri i ardhshëm në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ pavarësisht qëndrimit ose jo të Cristiano Ronaldos .

Ishi i Sportingut  do të përfitojë dyfishin e rrogës së mëparshme , pra 240 mijë stërlina në javë që do ta rendisin si i treti më i paguar pas ‘’ Cr7 ‘’ dhe David De Geas .

Ky hap parashikohej sepse Bruno Fernandes ka dhënë një kontribut të vyer tek anglezët pa çka se nuk kanë mundur të bëjnë shumë gjatë këtij sezoni , ku fillimisht  humbën shpresat për fitimin e Premier Leagues dhe së dyti u eleminuan nga Champions League në shtëpi nga Atletico Madridi.

Sigurisht mbi rinovimin 27 vjeçari është shprehur shumë i lumtur dhe është tejet i motivuar për të dhënë maksimumin për Manchester United :

“ Jam rritur duke e ndjekur këtë skuadër dhe endërroja të bëhesha  pjesë e saj “ , theksoi Bruno Fernandes pas firmosjes  deri në 2026-tën.

Duke iu referuar të ardhmes , talenti luzitan theksoi se më e mira është rrugës dhe beson se me kontributin e të gjithë lojtarëve do ta çojnë Manchester United përpara :

“ Kemi mësuar shumë nga gabimet dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për të avancuar  . Përfaqësojmë një ekip me shumë traditë dhe histori dhe duhet të ndihemi krenarë për këtë fakt “ , përfundoi ishi i Udineses .

Proçesi i rindërtimit vijon me sukses për 20 herë kampionët e Premier Leagues të cilët i presin sfida shumë interesante dhe me një koefiçent të lartë vështirësie por eksperienca dhe uria për sukses mund të rezultojnë faktorë determinantë për të besuarit e Ralf Rangnick që synojnë ta ngrejnë një herë e mirë kokën dhe ta shëndërrojnë Manchesterin në rivalin e dikurshëm që trembte çdo rival.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy