U luajtën ditën e sotme, dy ndeshje, të vlefshme për turin e parë në Kupën e Shqipërisë.
Elbasani ia doli të triumfojë pastër me rezultatin 3-0 ndaj Besëlidhjes. Golat e Rami, Clemente dhe Leo Melo, i dhanë fitoren skuadrës së drejtuar nga Nevil Dede.
Fitore regjistroi edhe Flamurtari që mposhti Luftëtarin me rezultatin 2-0. Beqja në minutën e 64-t dhe Di Estefano në fundin e takimit, ishin autorët e golave për vlonjatët.



