Julian Alvarez është pranë transferimit tek Atletico Madrid. Për shkak të shifrave që po përfliten, lëvizja e sulmuesit argjentinas, mund të jetë më e bujshmja e kësaj vere.
Mediat britanike dhe ato spanjolle, raportojnë se Atletico dhe Manchester City janë afër marrëveshjes, për 95 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.
Alvarez prej kohësh ka kërkuar largimin nga City, për shkak të minutave të pakta në dispozicion.
Madje gjatë kësaj vere, lojtari kishte edhe një polemikë në distancë me trajnerin Guardiola, diçka që i ftohu edhe më tepër marrëdhëniet mes tyre.
Marrëveshja duket shumë afër dhe zyrtarizmi mund të vijë në ditët e ardhshme, nëse nuk del ndonjë e papritur rrugës.



