Humbja me Vllazninë, Ahmataj: Kemi fatin kundër, i kishim marrë masat për kundërshtarin

 Humbja me Vllazninë, Ahmataj: Kemi fatin kundër, i kishim marrë masat për kundërshtarin

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku ekipi i tij u mposht nga Vllaznisë.

Ahmataj deklaroi se bardheblutë kanë kundër edhe fatin në këtë moment, ndërsa shtoi se sfida u vendos nga një episod.

Na vunë në vështirësi dhe na u desh kohë për tu përshtatur. Humbëm shumë raste. Në futboll nëse i humb ato raste, nuk fiton dot. Në pjesën e parë nuk ishte dominim nga Vllaznia, por ishin goditje këndi. Kjo erdhi për shkak të terrenit. I kishim marrë masat, por u shkaktua penallti dhe ndeshja vendoset nga episodet. Duhet të finalizonim më mirë dhe kjo na mërzit.

Ndonjëherë fati nuk është me skuadrën. Kemi fatin kundër. Kemi humbur dy lojtarë para ndeshjes. Portierin dhe Hasanin. Sulmuesi kaloi një dëmtim, që e linte jashtë kësaj ndeshje.

Ambientimi me fushën erdhi me vonesë. Duhet të ishte bërë më shpejt.

Të pamundur në futboll nuk ka asnjëherë. Sa më i vështirë të jetë objektivi, aq më shumë gëzim të jep kur e arrin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy