Insigne i vë kusht Interit

Insigne i vë kusht Interit

   Vështirësia e arritjes tek një akord i përbashkët me Napolin  e ka vënë Lorenzo Insignen në radarët e Interit.  Ekstremi prej shumë vitesh vijon të spikasë tek ‘’ Il Partenopei ‘’   por  negociatat mbi rinovimin e kontratës e cila përfundon në 30 qershorin e 2022-shit akoma nuk kanë mundur të konkretizohen , fakt që shton zërat për largimin e parakohshëm nga  ‘’ Diego Armando Maradona  ‘’ .   

Në dijeni për  interesin e zikaltërve   , 30 vjeçari i ka vënë  një kusht italianëve që sipas Calciomercatos lidhet me një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh  përfshirë këtu  7 milionë të tjera bonuse në  varësi të  sukseseve të Interit si dhe gjithashtu  përfitimi total i të drejtave të imazhit  , kërkesë që aktualisht po analizohet në mënyrë të detajuar nga  drejtuesit e kampionëve në fuqi të Scudettos .

 Europiani i zhvilluar ia ka rritur shanset për tu  bërë pjesë e një ekipi të famshëm dhe  ku më mirë se tek Interi mund të fillojë një eksperiencë të re në karrierë  .

Nëse ky operacion do të rezultojë me sukses do të konceptohej   ndër më të bujshmit në Itali për arsye se për vite me rradhë  Lorenzo Insigne ka treguar se është një komponent  vital për Napolin pavarësisht se kjo skuadër nuk shquhet për suksese të mëdha.   

Ky moment konsiderohet ndër më kyçët në karrierën e ishi-t të Pescaras sepse të qënit pjesë e Interit do ti jepte mundësinë për të shfaqur veten në Uefa Champions League , dëshirë  që ‘’ Azurrët ‘’ nuk mund t’ia plotësojnë sepse do të marrin pjesë në Uefa Europa League .  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy