
Është hedhur këtë të hënë shorti për fazën e 1/16-ve të kompeticionit të “UEFA Champions League” i cili ka rezervuar duele mjaft të fota ku spektakli do të jetë i garantuar.
Ndër ndeshjet më të bukura të kësaj faze do të jenë: Atletico Madridi kundër Juventusit, Manchester Unitedi përballë Paris Saint-Germainit dhe Liverpooli kundër Bayern Munichut.
Ndërkohë, më fatsjellës ka qenë shorti për dy skuadra e kampionatit spanoll për Real Madridin dhe Barcelonën të cilat do të përballen me ekipe shumë të lehta.
Madrilenët e drejtuar nga Santigo Solari do të përballen në këtë raund kundër skuadrës së Ajaks, ndërsa katalanasit e Ernesto Valverdes do të sfidojnë francezët e Olimpik Lion.
Ndeshjet e para të fazës së 1/16-ve të “Champions League” do të zhvillohen më datë 12-13 shkurt dhe 19-shkurt, ndërsa ato të kthimit me 5 dhe 6 mars si dhe me 12 dhe 13 mars që mbyllin përfundimisht këtë fazë.



