Lazio shpërdoron avantazhin e dy golave, Empoli e barazon në fund

Lazio shpërdoron avantazhin e dy golave, Empoli e barazon në fund

Lazio vazhdon të zhgënjejë në këtë rikthim të kampionatit, teksa ditën e sotme nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Empolit.

Bardhekaltrit e nisën mirë ndeshjen, dukë kaluar në avantazh të dy golave, me Felipe Anderson në minutën e 2-të dhe Zaccagni në minutën e 54-t.

Me këtë avantazh, lacialët e menduan të fituar ndeshjen, por miqtë nuk kishin thënë fjalën e fundit, ndërsa ia dolën të barazojnë shifrat. Empoli fillimisht shënoi me Caputo në minutën e 83-të, ndërsa 10 minuta më vonë, ishte Marin që vendosi baraspeshën dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Në ndeshjen tjetër, Spezia dhe Lecce ndanë pikët, në një barazim pa gola, ndërsa në barazim u mbyll edhe sfida tjetër e luajtur më herët, mes Salernitanës dhe Torinos.

Standings provided by Sofascore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy