Teuta ka zyrtarizuar firmën me mbrojtësin Endri Reçi. Pasi spikati me Kukësin në sezonin e fundit në Superiore, 23-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Durrës.
Njoftimi për transferimin e lojtarit, u bë nga vetë klubi i Teutës në kanalet zyrtare.

POSTIMI I TEUTËS:
Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi, Endri Reçi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teutën pasi, ishte pjesë e Kukësit në sezonin e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Reçi, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri 2024/2025.



