
Skuadra e Sevillas po përjeton një realitet të vështirë sepse mbrojtësi Diego Carlos nuk e ka të sigurtë qëndrimin në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’. Andaluzëve ka menduar t’ia prishë planet Newcastle United , skuadra më e pasur e botës.
Kapaciteti i jashtëzakonshëm ekonomik i anglezëve është asi nën mëngë për të hedhur me kujdes hapat drejt të ardhmes së dëshiruar . Humbja e terrenit prej shumë vitesh i ka lënë në dukshëm në prapavijë ‘’ Las Urracas ‘’ por drita në fundin e tunelit u shfaq me mbërritjen e pronarëve arabë në ‘’ St James Park ‘’.
Janari do të jetë shumë deçiziv për Newcastle United me objektivin e shpëtimit nga rënia në Championship , fakt që do ta mbante në lojë për të luftuar për trofe në sezonin vijues. Mbrojtësi i Sevillas Diego Carlos është bërë pjesë e planeve të Eddie Howe , lojtar që konsiderohet shumë i rëndësishëm nga Julen Lopetegui .
Në këtë kohë krize , britanikët konsiderohen klubi më fatlum sepse sipas tabloidit ‘’ The Telegraph ‘’ në dispizicionin e 44 vjeçarit do të vihen 220 milionë euro, shifër tejet e guximshme por duhet patur parasysh edhe përgjigja e Sevillas e cila paraprakisht është një ‘’ jo ‘’ kategorike sepse 28 vjeçari është një plus në fazën defensive .
Spanjollët kanë kërkuar 70 milionë euro për Diego Carlos , por Newcastle nuk e ka konsideruar peticionin e tyre dhe do të vijojë insistimin për të arritur në një akord të përbashkët që do ti lërë të kënaqura të dyja palët .
Duhet pritur se çfarë do të na rezervojnë javët vijuese por kështu si e ka filluar, parashikohet se ky Newcastle do të fitojë një rol absolut protagonizmi deri në fundin e merkatos .



