Dinamo mendon për të ardhmen, firmos mbrojtësi 21-vjeçar

Dinamo mendon për të ardhmen, firmos mbrojtësi 21-vjeçar

Përveç afrimeve, te Dinamo mendojnë edhe për rinovimet me lojtarët që kanë spikatur gjatë kohës që kanë qenë pjesë e bluve.

Ditën e sotme klubi kryeqytetas ka njoftuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin Endri Reçi. 21-vjeçari shihet si një futbollist që premton për të ardhmen dhe për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin me të.

“Endri Reçi vijon kontratën me  blutë. Ditën e sotme ka nënshkruar kontratën me Dinamon një tjetër futbollist premtues i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e bluve për sezonin e ri futbollistik. 21-vjeçari ishte pjesë e skuadrës gjatë dy sezoneve të fundit duke fituar besimin e stafit teknik për vazhdimësinë”, thuhet në komunikatën e Dinamos.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Dinamo zyrtarizoi rinovimin edhe me futbollistin tjetër 21-vjeçar, Xhoel Plaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy