Dy medalje Olimpike/ Sportistët mbërrijnë në Shqipëri, Ylli: E kishim ëndërruar këtë moment

Dy medalje Olimpike/ Sportistët mbërrijnë në Shqipëri, Ylli: E kishim ëndërruar këtë moment

Shqipëria për herë të parë në histori mori dy medalje Olimpike. Kjo u arrit falë dy mundësve, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, që me flamurin e Shqipërisë morën medaljen e bronztë.

Sportistët që përfaqësuan kuqezinjtë në Olimpiadë, zbarkuan këtë të hënë në Shqipëri, ku u pritën në një ceremoni. Në fjalën e tij, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, falënderoi sportistët, duke thënë se i realizuan një ëndërr shqiptarëve.

Sot është një ditë e rëndësishme për sportin shqiptar. Shqipëria ka hyrë në listën e Komiteteve Olimpike, me medaljet e fituara në Lojërat Olimpike. Kjo e gjitha falë Valiev dhe Dudaev, që e ngritën lart flamurin shqiptar, aty ku të gjithë e kishim ëndërruar. Dua të falënderoj Sahit Prizrenin, për punën e palodhshme që ka bërë me këta sportistë dhe Federatën e Mundjes.

Janë gurthemeli për të ndërtuar në të ardhme për sportin shqiptar. Sportistët janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë dhe t’i jepen sinjale parlamentit dhe qeverisë, se duhet më shumë vëmendje të sporti.

Dua t’i falënderoj të gjithë sportistët në emër të KOKSH. Kemi realizuar një ëndërr. E kisha thënë që është synimi im që t’i jepnim një medalje Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy