Magnus Carlsen nuk ia doli të hakmerrej për humbjen e vitit 2004 përballë Garry Kasparov.
Në përballjen e tyre të parë në 16 vjet, ish-kampioni i botës, Garry Kasparov, barazoi me mbajtësin aktual të titullit Magnus Carlsen në raundin e dytë të turneut online Champions Shoëdoën Chess 960.
Në këtë vent ky morën pjesë 10 lojtarë, Carlsen dhe Leinier Dominguez Perez kryesuan pas ditës së parë me 2.5 pikë nga tre raunde.
Por momenti më i rëndësishëm ishte kthimi i rusit legjendar tashmë në pension, i konsideruar nga shumë në botën e shahut si lojtari më i mirë në histori. Kasparov është i ftuar special në turne.
Kasparov filloi fushatën e tij me një fitore kundër iranianit të ri Alireza Firouzja, i cili luan nën flamurin e FIDE. Ai barazoi të dytin me Carlsen para se të humbte ndaj bashkëpatriotit Peter Svidler. Ai ndan vendin e katërt, me katër të tjerë, me 1.5 pikë.



