
Prej kohësh Edinson Cavani po kërkon një destinacion për të ardhmen .
Uruguajani është pretenduar nga shumë ekipe , ndër të cilët përfshihet edhe Boca Juniors .
Gjigandët e Amerikës së Jugut duan të shtojnë cilësinë në metrat e fundit , me një lojtar që ka spikatur gjithmonë , si ne nivel skuadrash ashtu edhe me kombetaren e Uruguajit.
Sipas ‘ As ‘ , kryeqytetasit po mundohen ti vënë pikën kësaj çështje dhe ta transferojnë ‘’ El Matador ‘’ në ‘’ La Bombonera ‘’ me parametër zero .
Tekniku i ‘’ Xeneises ‘’ dhe njëkohësisht ish anësori Hugo Ibarra ka deklaruar se e mirëpret 35 vjeçarin por s’duhet harruar se edhe Atletico Madridi , Rayo Vallecano, Real Madridi dhe Botafogo akoma mendojnë se Edinson Cavani mund të jetë tejet rezultativ në ofensivë.
Tentativat e pandalura të Boca Juniors tregojnë vlerësimin ndaj Edinson Cavanit i cili është përpara një momenti shumë të rëndësishëm në karrierë .
Eksperienca e shtatlartit nga Salto me ekipe si Napoli , Paris St Germain apo Manchester United thekson se kemi të bëjmë me një sulmues shumë të rrezikshëm dhe një kalim i mundshëm tek Boca Juniors do ti jepte shansin për të provuar veten në një ndër kampionatet më të fortë të Amerikës Latine dhe sigurisht pjesëmarrjes në Copa Santander Libertadores , e quajtur ndryshe Champions League e këtij kontinenti.



