
Kombëtarja shqiptare e U-21, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin mars. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, do të përballen me Azerbajxhanin më 23 mars dhe me Poloninë më 27 mars.
Një njoftimin e FSHF, thuhet se të dyja këto takime miqësore do të zhvillohen në Antalia të Turqisë, ku kuqezinjtë do të grumbullohen që në datën 21 mars dhe do të qëndrojnë 7 ditë.
Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi do të ketë kështu mundësinë të provojë grupin që ka aktualisht në dispozicion, por edhe futbollistë të rinj që vijnë nga ekipet zinxhir të moshave e që mund të bëhen në vijim pjesë e Shqipërisë U-21 në kualifikueset e Europianit të ardhshëm.
Duke qenë se këto janë data zyrtare të FIFA-s, shumë ekipe kombëtare do të grumbullohen në Turqi dhe do të shfrytëzojnë këto ditë për të matur forcat me njëra-tjetrën.



