Vinicius Junior, në dyshim qëndrimi tek Real Madridi

Vinicius Junior, në dyshim qëndrimi tek Real Madridi

 Në orët e fundit tek Real Madridi është përjetuar një situatë jo komode. 

Drejtuesit nuk po arrijnë t’ia rinovojnë kontratën Vinicius Juniorit, ç’ka do të thotë se mund të humbasin një komponent shumë të rëndësishëm gjatë merkatos së verës. 

Kontrata e brazilianit me ‘’ Los Merengues ‘’ përfundon në 2027-tën por kërkesa për rritjen e rrogës nuk e ka marrë aprovimin e presidentit Florentino Perez. 

Me largimin e mundshëm të 25 vjeçarit nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ kryeqytetasit mund të humbasin ndjeshëm referuar repartit të avancuar, një ndër më deçizivët në vitet e fundit. 

Sigurisht që transferimi i Kylian Mbappes ka ndryshuar ndjeshëm funksionimin e ofensivës dhe bosit të Real Madridit do ti duhet ta zgjidhë shumë shpejt këtë çështje. 

Pavarësisht kësaj situate ishi i Flamengos e ka treguar se mund të bëjë diferencën jo vetëm me gjigandët e Europës por edhe me kombëtaren e ‘’ Seleçaos ‘’. 

Mbetet për tu parë se si do të reagojë numri një i ‘’ Los Blancos ‘’, falë të cilit kanë arritur në këtë stad ku janë sot, ndër më të pasurit dhe të suksesshmit në futboll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy