Mehdi Taremi, në listën e Interit

Mehdi Taremi, në listën e Interit

 Largimi i mundshëm i Alexis Sanchez dhe Marko Arnautovic në fundin e sezonit, është pasuar me analizën e detajuar të trainerit Simone Inzaghi, i cili gjatë merkatos së verës synon ta përforcojë Interin në ofensivë.

Pavarësisht prezencës së Marcus Thuram dhe Lautaro Martinezit, dy elementë shumë të rëndësishëm, ish-i i Lazios e konsideron të domodoshëm transferimin e një tjetër lojtari në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.

Mehdi Taremi po e bind në çdo sfida numrin një të stolit, një teknik i cili po tregon aftësitë tek nënkampionët në fuqi të Champions Leagues, me të cilët është drejt fitimit të Scudettos në sezonin aktual. Iraniani është drejt përfundimit të kontratës me Porton por po analizohet edhe ecuria e Albert Guomundsson, i cili mbron ngjyrat e Genoas.

Islandezi prej tre sezonesh është pjesë e kuq e bluve dhe në aktualin numëron 2 gola në 7 sfida.

Golashënuesi nga Rejkjaviku shquhet si një asistues shumë i mirë dhe për shërbimet e tij, zikaltërve do ti duhet të masin forcat me disa ekipe cilësorë në Europë.

Për sa i përket iranianit, katër sezonet tek ‘’ Dragonjtë ‘’ kanë dëshmuar se mbetet një sulmues për tu patur frikë, i cili i ka ndihmuar gjigandët e Portugalisë me 6 gola në 25 sfida.

Fitimi i Serisë A për të 20-tën herë në histori tregon se Interi pak e nga pak po e merr veten, por pavarësisht sukseseve, blerjet konsiderohen të domosdoshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy