Dejvi Bregu, vazhdon të shkëlqejë në Turqi, aty ku luan me skuadrën e Boluspor në Ligën e Parë.
Sulmuesi shqiptar, gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Erzurumspor (3-1), për t’i dhënë 3 pikët skuadrës së tij.
Kur ndeshja ishte mbërthyer në shifrat 1-1, ishte Bregu, i cili në minutën e 78-të, shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
1 minutë para fundit, Boluspor shënoi edhe golin e tretë, për të siguruar fitoren, e cila i ngjit në vendin e pestë me 30 pikë.
Ky është goli i tretë i Bregut për këtë sezon me skuadrën e Boluspor, mes Kupës dhe kampionatit.



