Ka startuar në Air Albania takimi i javës së 26 të Superligës shqiptare mes Tiranës dhe Laçit.
Bardheblutë kërkojnë fitoren në këtë takim për të ruajtur distancën me Kukësin e vendit të dytë, i cili do të luajë nesër përballë Skënderbeut.
Ngo është në krye të sulmit të Tiranës.
Shtatlarti do të mundohet të mbajë lart skuadrën e trajnerit Egbo.
Por edhe Laçi i Armando Cungut eshtë në moment të mirë dhe do të kërkojë të mos dalë pa pikë nga kjo transfertë.



