
Transferimi i një tjetër traineri vijon të jetë një ndër objektivat e Florentino Perezit për merkaton verore.
Bosi spanjoll është i ndërgjegjshëm se Real Madridit i duhet një figurë me mentalitet fitues për ta dërguar drejt trofeve të munguar gjatë kësaj kohe.
Sipas ‘ A Bola ‘, emri i Jose Mourinhos ka filluar të qarkullojë në kampin e kryeqytetasve, pjesë e tyre edhe në të shkuarën.
‘’ The Special One ‘’ e ka demostruar kapacitetin në çdo ekip, i cili gjithsesi e ka kontratën në fuqi me Benfikën.
Gjithsesi, La Liga, sidomos Real Madridi vijon të jetë një tundim për trainerin portugez, ndër më të mirët pa diskutim në këtë profesion.
Megjithatë, disa emra po analizohen me kujdes por sidoqoftë kur flitet për ishi-n e Portos, Interit, Manchester United ndër të tjerë entuziazmi ndihet.
63 vjeçari është shumë ambicioz dhe kërkon përmirësimin në çdo aspekt, i cili i njeh mirë ‘’ Los Merengues ‘’.
Duhet evidentuar edhe fakti se Jose Mourinho është gati në çdo moment nëse do të ketë një telefonatë nga numri një i gjigandëve të Champions Leagues, ekip i cili ëndërrohet nga çdo trainer.



