Humbja ndaj Milanit/ Çarçani: Reali po kalon një moment të vështirë, disa gjëra s’po ecin 

Humbja ndaj Milanit/ Çarçani: Reali po kalon një moment të vështirë, disa gjëra s’po ecin 

Gazetari Gerti Çarçani duke folur në “Mcn Informacion” për humbjen e Realit të Madridit ndaj Milanit, thotë se te “Los Blancos” nuk po ecin disa gjëra dhe këto janë momente të vështira për klubin.

Sipas gazetarit largimi i Kroos mund të ketë ndikuar në mesfushën e Realit. 

Ndodhi ajo që Milani në momentin e duhur tregon dhëmbët, që s’është rastësisht nga skuadrat me më shumë Champions, ndër italianet. Reali i kishte të gjitha mundësitë, i kishte, i ka dhe do t’i ketë. Mbase Reali s’e ka pritur Milanin aq agresiv, guxoj të them që e ka nënvlerësuar. Milanit i duheshin patjetër këto tre pikë. Konstatoj që te Reali kanë filluar të mos ecin ca gjëra. Ndoshta largimi i Kroos, s’është gjetur ende në atë pozicion një lojtar i dytë, ose një profil i tij për ta bërë atë punë. Vinicius dhe Mbapesë s’u falen këto humbje të tilla, është humbja e dytë në ‘Bernabeu’, ndaj Barcelonës dhe Milanit. Janë momente të vështira për Realin. Nuk them që është fillimi i fundit të tij te Reali, por skuadra s’i përgjigjet trajnerit. Faturën për këto sfida e merr trajneri, se s’mund të largosh 11 lojtarë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy