
Lucas Hernandez vazhdon të qëndrojë jashtë fushave të blerta, pas dëmtimit të pësuar në muajin shtator, ndaj Barcelonës.
Fillimisht dëmtimi nuk u duk shumë i rëndë, teksa u tha se do të ishte jashtë për 4-6 javë. Gjithsesi tashmë mbrojtësi i Bayern Munich, rrezikon të mbyllë vitin.
Sipas “Sport1”, lojtari do të jetë jashtë për një periudhë të gjatë dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Botëror, që nis në nëntor.



