Inaki Pena afër rikthimit tek Barcelona

Inaki Pena afër rikthimit tek Barcelona

Neto Murara mbetet një ndër favoritët për tu larguar nga Barcelona gjatë merkatos verore dhe drejtuesit e spanjollëve gjatë kësaj periudhe kanë punuar në mënyrë të pandërprerë për të gjetur zëvëndësuesin e brazilianit.  

Huazimi i Inaki Penas tek Galatasaray jo vetëm që i dha mundësinë gardianit për tu aktivizuar si titullar por e ka shpërblyer besimin e turqëve dhe tashmë konsiderohet i pazëvëndësueshëm poshtë tre shtyllave .

‘’ Los Cules ‘’ përballë nevojës për të transferuar një portier të dytë që jep garanci janë ndalur tek 23 vjeçari pasi gjatë kësaj kohe ka impresionuar , ndeshje ndër të cilat përfshihet edhe ajo kundër Barcelonës në të cilën turqit u dorëzuan përballë  ‘’ Blaugranëve ‘’.

Rikthimi në ‘’ Camp Nou ‘’ konsiderohet një tjetër mundësi për Inaki Penan për ti shërbyer kësaj skuadre si zëvëndësues i gjermanit duke mos përjashtuar mundësinë që të fitojë një vend në 11-shen e  Xavi Hernandez. 

Ekipi nga Katalunja është shumë i bindur se sezoni  vijues do të ketë një tjetër histori sepse natyrisht ndërhyrjet gjatë verës do të jenë shumë të rëndësishme për t’iu afruar titujve .

Rikthimi në Champions League sigurisht do ti hapë rrugën një etape të re në historinë e këtij klubi i cili në sezonin e lënë pas i habiti të gjithë duke u eleminuar nga faza e grupeve e këtij turneu dhe një ndër disfatat që do të mbahet mend gjatë është ajo në ‘’ Estadio Da Luz ‘’ kundër Benfikës me rezultatin 3-0.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy