Kastrioti vazhdon me përforcimin e skuadrës, para fillimit të kampionatit. Së fundmi, krutanët kanë zyrtarizuar afrimin e një mbrojtësi.
Bëhet fjalë për Martin Prenkocevic, i cili vjen nga Mali i Zi. 23-vjeçari shihet si një afrim i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen, teksa ka firmosur për dy sezone.
Njoftimi i klubit:
Martin Prenkoçeviç është lojtari më i ri i Kastriotit. Mbrojtësi shqiptar nga Mali i Zi ka firmosur me Kastriotin për dy sezonet e ardhshme.
I formuar te grupmoshat e Podgoricës, 23-vjeçari ka luajtur edhe me Deçiçin e Tuzit, Kom Podgorica, OFK Petrovak dhe së fundmi me Rudarin.
KS Kastrioti i uron mirëseardhjen, dhe shumë paraqitje pozitive me fanellën tonë.



