
Goli i Jasir Asanit ndaj Moldavisë, është zgjedhur si më i bukuri i këtij raundi të eliminatoreve për EURO 2024. Kjo është bërë e ditur nga vetë UEFA, nëpërmjet rrjeteve sociale. “Goditja e bukur e Asanit fiton çmimin”, shkruan UEFA. Votimi është bërë nga tifozët e faqes së UEFA-s, ndërsa në vendin e dytë është renditur goli i Elmas me Maqedoninë e Veriut. Ky ishte goli i parë i Jasir Asanit me fanellën e Shqipërisë, pasi u grumbullua për herë të parë në ndeshjen me Poloninë dhe kjo ishte sfida e dytë.



