Liverpool afër akordit me Gravenberch

Liverpool afër akordit me Gravenberch

  Sezoni jo i mirë i Ryan Gravenberch , pavarësisht se me transferimin në ‘’ Allianz Arena ‘’ u konsiderua nje ndër goditjet me cilësore të Bayern Munchen , tanimë e ka përfshirë në listën e Liverpoolit ishi-n e Ajax Amsterdamit.

Thuhet se ‘’ The Redsat ‘’ kanë avancuar me hapa galopantë drejt akordit me 20 vjeçarin , i cili preferohet shumë nga traineri Jurgen Klopp.

Eleminimi nga Champions League përsëri i dha për të kuptuar numrit një të stolit se duhet të japë maksimumin gjatë merkatos së verës për të afruar në ‘’ Anfield Road ‘’ lojtarë cilësorë, të cilët do të mund ta ndryshojnë situatën e Liverpoolit në të ardhmen.

Humbja e terrenit në pak vite rikonfirmon konkurrencën e ashpër në Premier League dhe më gjerë dhe pavarësisht ulje-ngritjeve të cilat konsiderohen normale në futboll besohet se shumë shpejt anglezët do ta ngrejnë kokën .

Merkatoja e verës do të përcaktojë nëse drejtuesit e Liverpoolit kanë punuar siç duhet gjatë negociatave me lojtarët e preferuar të Jurgen Kloppit, nën drejtimin e të cilit  në të kaluarën ky ekip fitoi Champions Leaguen pas 14 vitesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy