
Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “SportZone” në MCN TV, foli për futbollin në Shqipëri. Sipas tij, vetëm sporti i mban të rinjtë larg drogës dhe krimit, ndërsa shtoi se burgjet janë të mbushura plot, nga mosha 19 deri 27 vjeç.
Si tifoz i Lushnjës, Bregu deklaroi se në rast se skuadra e qytetit të tij të vendlindjes do të kishte një president, do të ishte në Superiore dhe kompetitive.
Sporti në Shqipëri është sulmuesi kryesor ndaj fenomeneve negative në shoqëri. Vetëm me sport mund të ndalojmë përdorimin e drogës nga të rinjtë.
Për mua do të ishte një luhatje tensioni, nëse Lushnja shkon në Kategorinë e Dytë. Futbolli sot, është sporti që dominon. Futbolli ka para. Është numri 1 në botë. Do edhe para.
Nëse Lushnja do të kishte një president, unë jam i bindur se me aq sa e dashuron qyteti futbollin, do të ishin në Superiore dhe do të ishin një ekip kompetitiv. Të gjitha familjet atje e dashurojnë futbollin.
Vetëm sporti i mban të rinjtë larg krimit dhe drogës. Hapini statistikat dhe shikoni sa të rinj janë në burgje dhe merren me drogë. Nëse do të kishte njerëz me pedagogji, jo vetëm në futboll, por në të gjitha sportet për t’i mbajtur pranë, ne nuk do të kishim këtë kriminalitet. Burgjet janë të mbushura plot me moshën 19 deri 27 vjeç. Këta mund të ishin marrë me futboll, dhe sporte të tjera. Ky sistem ndryshon me mentalitet dhe pedagogji.
I pyetur se cilat skuadra do në finalen e Kupës, Bregu veçoi Egantian, si për të dhënë një mesazh, për punën e bëra dhe tregoi rastin e veçantë të sulmuesit Duamena.
Shpresoj që Egnatia të shkojë në finalen e Kupës. Rrogozhinasit më pëlqejnë, për të dhënë një mesazh. Kanë një futbollist, që e hoqën nga të gjitha ekipet, për shkak të problemeve me zemrën, Duamena. Vjen luan, me dëshirën e madhe për futbollin. Rrezikon jetën e tij në fushë. Në një intervistë të dhënë, Duamena tha: ‘Nëse vdes në fushë, do thonë që e dinin problemin tim, por po të futesh në google, do shikosh vetëm për problemet me zemrën, kur shënoj nuk shkruajnë për golat.’



