
Gazetari Milaim Krasniqi, foli në emisionin “SportZone” në MCN TV, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në stadiumin e Volos, gjatë sfidës mes Greqisë dhe Kosovës, ku u sulmuan tifozët dardanë.
Sipas Krasniqit, huliganëve grekë iu hap porta, për të sulmuar tifozët kosovarë dhe shtoi se në stadium nuk kishte asnjë lloj sigurie.
Më tej ai tha se më mirë që fitoi Greqia, pasi në të kundërt kushedi çfarë mund të kishte ndodhur në stadium.
Edhe para ndeshjes, ishte një provokim i madh nga tifozët grekë, të cilët bënë presion ta vazhdueshëm. Në stadium nuk kishte siguri të plotë dhe iu hap porta huliganëve, për të sulmuar tifozët e Kosovës. Duke parë presionin, “Dardanët” ia dolën të përmbahen dhe të mbështesin ekipin deri në fund. Tifozët kosovarë u goditën me mjete piroteknike dhe siguria nuk ndërhyri, por vetëm shikonin. Falja është shumë e vonuar dhe nuk ka vlerë. Grekët në Kosovë janë pritur shumë mirë dhe janë respektuar. Kultura jonë është shumë e lartë. Në Volos, për pak sa nuk u përjetua tmerri. Edhe pas ndeshjes, kishte tendenca për të shkaktuar probleme.
Ne e kemi zakon që të mos merremi me këto gjëra, të vuajmë dhe t’iu falim këtë. Duket se FFK, ka mbetur e kënaqur me kërkimin e faljes nga Greqia. Edhe gazetarët ndiheshin të kërcënuar në stadiumin e Volos. Me mirë që fitoi Greqia, se kushedi çfarë do të ndodhte në stadium me rezultat tjetër.
Kam përshtypjen se me paraqitjet e fundit, Kosova ka zhgënjyer me lojë. Edhe ne kemi kritikat tona, sidomos kur bëhet fjalë për grumbullimin e lojtarëve. Mendoj se në ekipin e Kosovës ka disa probleme, të cilat duhet evidentuar me çdo kusht.



