
Sulmuesi Arkadiuz Milik u shëndërrua në një ndër protagonistët e merkatos së kaluar me kalimin e bujshëm tek Marseille.
Rendimenti i shkëlqyer i polakut ia ka tjetërsuar funksionimin repartit të avancuar të besuarve të Jorge Sampaolit, fakt që nuk i ka shpëtuar syve të mprehtë të drejtuesve të Juventusit të cilët kërkojnë me ngulm të nisin një etapë të re drejt sukseseve të së ardhmes. Sezoni për ‘’Zonjën e Vjetër‘’ nuk ka ecur me ritmet e duhura sepse nuk kanë mundur të sigurojnë qëndrimin në Uefa Champions League dhe mbeten akoma larg përsëritjes së suksesit në Serinë A, dhe tashmë asi nën mëngë për ta do të jetë ndërhyrja fuqishëm në merkato.
Pretendimi i tyre ka rezultuar në një pikë e përbashkët me kërkesat e golashënuesit polak i cili nuk e shkëput vëmëndjen në asnjë moment për përfshirjen në një skuadër me emër në Europë. Megjithatë në lidhje me këtë çështje Arkadiusz Milik ka deklaruar:
“Momentalisht jam i fokusuar 100 % tek Marseille dhe do të jap maksimumin për këtë skuadër. Nuk e përjashtoj asnjëherë mundësinë për tu aktivizuar në një klub të madh në të ardhmen por po mundohem të përmirësohem çdo ditë për të qënë në lartësinë e duhur kur të vi moment”.



