Spanja ka kaluar në avantazh ndaj Anglisë, në finalen e madhe të Europianit. Williams zhbllokoi sfidën në minutën e 47-të.
Pas një asisti të marrë në zonë nga Yamal, sulmuesi ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.
Pickford e kishte të pamundur për të ndalur gjuajtjen. Anglia do të tentojë të reagojë dhe të barazojë sa më shpejt të jetë e mundur.



