Lyoni, synon rikthimin e Karim Benzemas

Lyoni, synon rikthimin e Karim Benzemas

Parashikohet se eksperienca e Karim Benzemas në Arabinë Saudite është drejt fundit.

Francezi prej tre sezonesh është pjesë e Al- Ittihadit por sigurisht shkëlqimi në të kaluarën gjithmonë është marrë në konsideratë nga disa ekipe. 

Së fundmi drejtuesit e Lyonit kanë menduar për 37 vjeçarin, i cili ka zhvilluar një karrierë të suksesshme. 

Prej disa javësh flitet për rikthimin e bomberit në Europe, aty ku filloi të spikasë, pikërisht tek ‘’ Les Gones ‘’. 

Sipas ‘ Foot Mercato ‘, presidenti Michele Kang do të japë maksimumin për të siguruar shërbimet e ishi-t të Real Madridit, një ndër sulmuesit më cilësorë ndër vite. 

Eksperienca e akumuluar, shtuar edhe ndjesinë për ekipin e zemrës natyrisht besohet se do ta bëjnë edhe më të lehtë rikthimin në ‘’ Parkun Olimpik ‘’ dhe flitet se numri një i Lyonit do ti ofrojë një kontratë për një sezon e gjysëm. 

Duke iu referuar potencialit të Karim Benzemas, ky i fundit ka deklaruar se disa ekipe e kanë pretenduar por duhet patur parasysh edhe fakti se Ligue 1 konsiderohet një ndër më kompetitivet në kontinentin e vjetër dhe dyshimet mbi rendimentin janë prezente. 

Të qënit një lojtar ambicioz dhe ashtu siç quhet në gjuhën e futbollit një sulmues rrace ia lartësojnë vlerat, i cili duhet të marrë një vendim gjatë merkatos së dimrit.

 Në sezonin aktual me arabët ka kontribuar me 5 gola në 8 sfida, statistika që tregojnë se përpara portës është tejet i rrezikshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy