
Eleminimi i djeshëm nga Argjentina ishte një tjetër goditje për Holandën , kombëtare që prej shumë vitesh nuk ka mundur të fitojë një trofe të rëndësishëm.
Louis Van Gaal bëri me dije pas kësaj humbje se nuk do ta rinovojë kontratën me ‘’ Tulipanët ‘’ dhe menjëherë drejtuesit e Federatës e kanë gjetur zëvëndësuesin.
Ronald Koeman është rikthyer me objektivin e një ndryshimi, i cili pritet prej vitesh dhe prioritet për numrin një të pankinës është një fushatë pozitive eleminatoresh për Europianin e 2024-tës .
Dizavantazhi me shifrat 0-2 i kënaqi vetëm për pak minuta ‘’ Albicelestët ‘’ sepse në fundin e lojës Holanda arriti të barazonte por nga pika e 11-metërshave nxënësit e Lionel Scalonit dolën fitimtarë falë pritjeve të Emiliano Martinez.
Rikthimi i ishi-t të Barcelonës sigurisht është një moment shumë i rëndësishëm për këtë Holandë që duhet të mendojë për të ardhmen sepse e presin sfida të vështira me kombëtare si Franca, Irlanda, Greqia dhe modestët e Gjibraltarit.



