Bisedime me Mustafin, Osmani: Fitore e rëndësishme ndaj Erzenit, Vllaznisë i duhet një fantazist

Bisedime me Mustafin, Osmani: Fitore e rëndësishme ndaj Erzenit, Vllaznisë i duhet një fantazist

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas fitores minimale ndaj Erzenit.

Osmani deklaroi se ishte një fitore e rëndësishme, që erdhi edhe për shkak të qetësisë që ka ekipi.

Sipas tij, Vllaznisë i duhen përforcime, duke thënë se i nevojitet një fantazist. Ai zbuloi gjithashtu, se drejtuesit janë në bisedime për afrimin e Shkodran Mustafit.

Nuk ka ndonjë sekret. Luajtëm një lojë të mirë dhe të disiplinuar. E dinim që do vinte momenti për të shënuar. Ishim mirë në ndeshje. Kishim qarkullimin e topit. U munduam me sulme të shpejta, të rrezikojmë portën e kundërshtarit, disa herë ia arritëm. Jemi të kënaqur për këtë fitore.

Çdo trajner duhet të bëjë me lojtarët që ka në dispozicion. Merkato nuk është mbyllur. Jemi në bisedime dhe presim përforcime. Na duhet një fantazist.   Ana psikologjike na ndihmon shumë. Kampionati është në një fazë ku qetësia bën të vetën. Kur nuk rrezikon për vendet e fundit, sjell qetësi. Kjo qetësi e bëri të sajën sot. Kemi shumë diferenca me ekipet që janë poshtë. Ishim në një situatë të vështirë, por ia dolëm të largohemi. Nuk duhet ta harrojmë atë situatë.

Jemi në bisedime me Shkodran Mustafin. Nuk janë të thjeshta bisedimet. Duhet të presim edhe pak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy