Java e 20-të nuk ka surpriza, renditja në Abissnet Superiore

Java e 20-të nuk ka surpriza, renditja në Abissnet Superiore

Java e 20-të në Abissnet Superiore, nuk rezervoi surpriza, teksa të gjitha skuadrat që shiheshin si favorite para ndeshjeve, fituan.

Kështu, edhe pas kësaj xhiro, Tirana qëndron në krye të renditjes e shkëputur me 46 pikë, 6 pikë më shumë se ndjekësit e Laçit.

Në vendin e tretë renditet Kukësi me 33 pikë, që ndiqet nga Vllaznia me 33 pikë. Partizani me fitoren ndaj Skënderbeut, mban vendin e 5-të me 28 pikë, ndërsa mbetet shumë larg Teutë, që renditet e gjashta me 21 pikë.

Në pozita jo komode edhe Dinamo, që mban vendin e 7-të me 19 pikë, 3 pikë më shumë se Skënderbeu dhe Egnatia që mbajnë vendin e tetë dhe të nëntë.

Renditja mbyllet nga Kastrioti që ndodhet në kuotën e 15 pikëve dhe rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy