Guardiola para Arsenalit: Çdo ndeshje si finale, ka ardhur koha për tripletën

Guardiola para Arsenalit: Çdo ndeshje si finale, ka ardhur koha për tripletën

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë me Arsenalin të mërkurën.

Guardiola e konsideron si një ndeshje të rëndësishme për titullin atë ndaj “Topçinjve”, por jo vendimtare, pasi përpara ka shumë ndeshje.

Tekniku spanjoll deklaroi se në këtë fazë, të gjitha ndeshjet janë si finale, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që skuadra e tij të tentojë të fitojë tripletë trofesh.

Perfeksioni nuk ekziston në futboll. Kundër skuadrave të mëdha duhet të jesh në nivelin më të lartë të formës dhe ta lexosh ndeshjen në mënyrën më të mirë. Sfida ndaj Arsenalit është e rëndësishme, por jo vendimtare, pasi kanë mbetur dhe disa ndeshje të vështira për të dyja ekipet. Ne na presin disa takime të vështira. Por s’mund ta mohoj sa e rëndësishme është kjo që na pret fillimisht.

Nëse më parë kemi gabuar në këtë fazë të sezonit, tani po e trajtojmë çdo ndeshje si një finale. Kam një ndjesi se ka ardhur koha e duhur për të tentuar tripletën. Jemi shumë afër. E kemi fatin në duart tona. Çdo sezon do të vijë duke u vështirësuar. Arsenali ka qenë gjithmonë aty. Këtë sezon ata kanë pasur një rritje të konsiderueshme. Me të vërtetë më kanë befasuar, ata kanë luajtur jashtëzakonisht mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy