Kumbulla: Te rasti i humbur ndaj Hungarisë isha i pafat, duam “play off”-in

Kumbulla: Te rasti i humbur ndaj Hungarisë isha i pafat, duam “play off”-in

Marash Kumbulla ka folur para mediave ditën e sotme, pas ndeshjes që Shqipëria triumfoi ndaj Hungarisë me rezultatin. Mbrojtësi i Kombëtares foli edhe për rastin e humbur në pjesën e parë të takimit, ku tha se ishte i pafat dhe topi i shkoi shumë shpejt. Megjithatë më tej ai tha se ajo i përket të kaluarës dhe tashmë është lënë pas.

“Jam shumë i lumtur që fituam ndaj Hungarisë dhe gjithë skuadra luajti mirë. Unë besoj që përveç dy rasteve që gabova, normale rezultati tregon që s’kemi luajti mirë ndaj Polonisë. Por, jam i lumtur për ndeshjen e djeshme. Rasti i humbur? Nuk kisha çfarë të mendoja. Shkova shpejt në mbrojtje. Humba një rast të rëndësishëm, por ndodh në futboll. Nuk ke çfarë të bësh. Siç e thashë më parë, isha pak pafat, ishte top i shpejtë. Nuk mund të flasim për gjërat që kanë kaluar, është e kotë.

Shokët e skuadrës më ndihmojnë shumë. Nuk kam problem të luaj me asnjë. Asnjë lojtar nuk është titullar i padiskutueshëm. E rëndësishme është ekipi kombëtar. Kush luan do të japë 100 përqindëshin. Dëshira jonë është të bëjmë më mirë, të shkojmë në ‘play-off’. Është e vështirë se janë ekipe të forta. Do të japim maksimumin në fushë, shpresoj të shkojmë në ‘play-off’.

Besoj se të dyja janë kundërshtar direkt si Polonia dhe Hungaria. Kanë rivalitet, por unë besoj se janë të dyja”, u shpreh Kumbulla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy