Barcelona , interes për Julian Alvarez

Barcelona , interes për Julian Alvarez

Duke qenë se Robert Lewandowski është drejt fundit të karrierës, drejtuesit e Barcelonës do të kërkojnë ti paraprijnë këtij fakti gjatë merkatos vijuese , të cilët po shqyrtojnë disa alternativa për ta zëvëndësuar polakun.

Listës së ‘’ Blaugranëve ‘’ i është bashkuar Julian Alvarez, shumë i rëndësishëm në skemat e Pep Guardiolas por problemi për spanjollët në këtë rast mund të jetë vlera e kartonit të argjentinasit, duke qenë se konsiderohet një ndër më të mirët në ofensivën e Manchester City-t.

Për 23 vjeçarin do të zhvillohet një tjetër ‘ Superclasico ‘ pasi dhe Real Madridi vijon të shpresojë se një ditë ishi i River Plates do të transferohet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

 Në lidhje me sezonin aktual , lojtari i lindur në Kordoba e ka shpërblyer besimin e të famshmit ‘ Pep ‘ me 6 gola dhe 4 asiste në 12 sfida por parashikohet një rezistencë nga ishullorët , të cilët në këtë rast do të shmangnin edhe përforcimin e një rivali të mundshëm në Champions League në të ardhmen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy