Juventusi, synon Antonio Conten për stolin

Juventusi, synon Antonio Conten për stolin

  Mungesa e rezultateve në sezonin aktual i ka dhënë fund etapës së Thiago Mottas në stolin e Juventusit.

Ish mesfushori zhvilloi një sezon impresionues me Bolognan duke e kualifikuar për në Champions League por sigurisht historia tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka rezultuar ndryshe.

Tashmë drejtuesit e bardhezinjve kanë menduar për Igor Tudor si trainer i përkohshëm, të paktën deri në fundin e sezonit aktual.

Megjithatë, referuar vijimësisë torinezët po analizojnë disa opsione për të rikuperuar terrenin e humbur, në çdo kompeticion.

Antonio Conte është i preferuari, potenciali i të cilit nuk mund të vihet në diskutim.

Traineri nga Lecce la gjurmë tek ish rekordmenët e Serisë A në të shkuarën por gjithsesi në listë janë të përfshirë edhe të tjerë emra, të cilët ende nuk janë bërë me dije.

Njohuria e 55 vjeçarit për kampionatin italian dhe jo vetëm sigurisht mund të jetë çelësi i suksesit për Juventusin në të ardhmen e afërt, gjithmonë nëse do të rikthehet në shtëpinë e vjetër.

Por, duhet theksuar se kontrata e firmosur me Napolin mund të jetë pengesë për arritjen e marrëveshjes, ekip që po lufton për ta ndryshuar përsëri historinë në një ndër kampionatet më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër.

Eksperienca mbi supe i ka dhënë shansin për të lënë gjurmë në çdo skuadër dhe do të mbahet mend gjatë për fitimin e kampionatit me Interin, vit kur uli nga froni Juventusin pas nëntë titujsh rradhazi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy