“Donnarumma nuk e tradhtoi Milanin”, Raiola: Pogba mund të rikthehet te Juventusi

“Donnarumma nuk e tradhtoi Milanin”, Raiola: Pogba mund të rikthehet te Juventusi

Duke folur për “Rai Sport”, agjenti i Gianluigi Donnarumma, Mino Raiola u shpreh se portieri mund të ishte larguar nga Milani edhe para 4 viteve, por nuk e bëri këtë, duke thënë se nuk e kupton pse te Milani këtë largim të tij e quajnë si tradhti.

Raiola foli edhe për Paul Pogba, duke thënë se ekziston mundësia që mesfushori të rikthehet te Juventusi.

Më vjen keq për mënyrën se si u trajtua Donnarumma. AI bëri zgjedhjen e jetës, nuk kishte tradhti aty. Mund të ishte larguar edhe para katër vitesh, por nuk e bëri. Unë mendoj se te Juventusi kanë keqardhje që nuk e morën atë. Nuk ka luftë mes Donnarumma dhe Navas te PSG. Gigio do të luajë.

Kontrata e Pogba me United skadon vitin e ardhshëm. Ne do të flasim me klubin anglez dhe më pas të shohim. Torino ka ngelur në zemrën e tij me siguri. Ekziston një mundësi që ai të kthehet te Juventusi, por kjo varet edhe nga bardhezinjtë”, tha Raiola.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy