E konfirmon Guardiola, Barcelona bën afrimin e parë

E konfirmon Guardiola, Barcelona bën afrimin e parë

Ferran Torres mund të quhet një lojtar i Barcelonës tani. Konfirmimi ka ardhur nga trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili në konferencë ditën e sotme tha se futbollisti spanjoll do të jetë pjesë e katalanasve.

Torres shkëlqeu në La Liga me Valencian deri 1 vit më parë, kur më pas kaloi te Mancheser City. Te këta të fundit, 21-vjeçari nuk ka arritur të tregojë të gjitha aftësitë e tij dhe tashmë ka vendosur të largohet.

“Ferran është nga Spanja, Barcelona e dëshiron atë, ai tha se dëshiron të largohet, unë thashë që mund të largohet. Telefonova Txiki Begeristan, agjenti i tij bëri një marrëveshje dhe ai po largohet. Unë dua që lojtarët të jenë të lumtur”, ka thënë Guardiola.

Largimi i ishi-t të Valencias nga ishulloret pritet t’i rezultojë i kripur ‘’ Blaugranëve ‘’ të cilët janë të gatshëm të paguajnë afërsisht 65 milionë euro për sulmuesin e talentuar . Aktualisht Ferran Torres përfiton 3.7 milionë euro tek Manchester City por protagonizmi i reduktuar ne skemat e trajnerit nga Sanpedor nuk i lë shteg tjetër veçse të nisë një tjetër aventurë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy