Humbja në Europa League, Mourinho: Na u bë padrejtësi nga arbitri, nuk e prisja në finale

Humbja në Europa League, Mourinho: Na u bë padrejtësi nga arbitri, nuk e prisja në finale

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, u shfaq shumë i zhgënjyer pas humbjes në finalen e Europa League ndaj Sevilla.

Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku portugez,  nuk i kurseu akuzat ndaj arbitrit të ndeshjes, duke thënë se skuadrës së tij iu bë padrejtësi, ndërsa përmend edhe rastet.

E vërteta është se ne të gjithë jemi shumë të trishtuar. Shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie. Por, ishte një lojë e madhe, një finale e madhe. Kishim shanset më të mira për të fituar. Pastaj penalltitë janë penallti, duhet t’i shënosh dhe ata kanë fituar.

Kartonët e verdhë? Kur duhej t’i jepte Lamelës të dytin, ai nuk ia dha. Dhe më pas shënoi një nga penalltitë. Është një padrejtësi. Ndikimi i gjyqtarëve në ndeshjet tona është diçka me të cilën jemi mësuar, por në një finale evropiane nuk e prisja.

Vetëm shikoni gojën e Ibanez dhe kuptoni gjithçka, shihni Lamela që ka gjuajtur një penallti dhe duhet të ishte përjashtuar. Mjafton të shihni se skuadra që luajti më mirë në pjesën e parë është ajo që ka përfunduar me tre kartonë të verdhë. Pellegrini bie dhe është i verdhë, Ocampos simulon dhe nuk ka karton të verdhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy