E ardhmja e Mbappes përsëri në dyshim

E ardhmja e Mbappes përsëri në dyshim

Disfata e pësuar mbrëmjen e djeshme përballë Bayern Munchenit në ‘’ Allianz Arena ‘’ përsëri e la jashtë Champions Leagues Paris St Germain.

Pavarësisht se francezët janë një ekip i përbërë nga yje , kryesisht Mbappe , Messi apo Neymar , koha ka treguar se eksperienca e bën diferencën dhe gjermanët rikonfirmuan këtë fakt.

Eleminimi i ‘’ Les Pariziens ‘’ sigurisht do të ketë prapaskena , një ndër të cilat është edhe e ardhmja e sulmuesit në ‘’ Parque de Prince ‘’ e cila tanimë është vënë në pikpyetje.

Gjatë një interviste në lidhje me vijimësinë , 24 vjeçari ka deklaruar :

“ Tani mendoj vetëm për fitimin e kampionatit  . Jam i përqëndruar tek ky sezon dhe më pas do të marr një vendim “ , ishin këto fjalët e ishi-t të Monacos, të cilit i është ofruar zgjatja e kontratës deri në 30 qershorin e 2025-sës.

Si gjithmonë pas dere qëndron Real Madridi, pasi Kylian Mbappe mbetet një ndër objektivat kryesorë të Florentino Perezit që në kohën kur aktivizohej në rradhët e monegaskëve.

Nëse kuq e blutë nuk do ta arrijnë objektivin , ylli i fituesve në fuqi të Ligue 1 mund të largohet me parametër zero në verën e ardhshme , situatë e cila do të konsiderohej e pafalshme për Paris St Germain.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy