
Falë disa sezoneve në lartësinë e duhur tek Bayer Leverkuseni e ardhmja e Piero Hincapie mund të jetë në Premier League.
Ekuadoriani thuhet se është afër kalimit tek Arsenali, ekip i cili ka ndryshuar nën drejtimin e Mikel Artetas.
Në fakt mbrojtësi është pretenduar edhe nga Tottenham Hotspuri por si duket e ka bërë zgjedhjen e tij për ‘’ Topchinjtë ‘’.
Me mbërritjen tek ‘’ Aspirinat ‘’ 23 vjeçari arriti shumë shpejt të shëndërrohet në një titullar të padiskutueshëm dhe të konsolidohet si një ndër më të mirët, veçanërisht në Bundesligë.
Do të jetë një derbi londinez por duhet theksuar se kontaktet ndërmjet drejtuesve të Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit janë intensifikuar dhe pritet që së shpejti kjo çështje të marrë zgjidhje.
Pa dyshim që ishi i Indipendiente del Valles ka filluar të entuziazmohet sepse një kalim në ‘’ Emirates ‘’ përkthehet jo vetëm si një hap cilësor në aspektin sportiv por edhe në atë ekonomik.
Arsenali mbetet një kandidat potencial për të fituar tituj në të ardhmen e afërt, skuadër e cila e ka nisur shumë mirë kampionatin, me dy fitore bindëse, respektivisht kundër Manchester United në transfertë dhe Leeds United në shtëpi.



