Interi fiton me Udinesen, shpresë për në “Champions” (VIDEO)

Interi fiton me Udinesen, shpresë për në “Champions” (VIDEO)

Interi ka marrë një fitore të rëndësishme në sfidën e zhvilluar në transfertë përballë Udineses duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-0.

Një fitore e rëndësishme për zikaltërit që mbajnë gjallë shpresat për të zënë një vend që të dërgon në kompeticionin e “Uefa Champions League”, ndërsa tek Udinese kjo humbje vështirëson akoma dhe më shumë çështja e mbijetesës.

Golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga tekniku Luciano Spalleti u shënuan nga ana e Andrea Rankoias, Rafinjed, Ikardit dhe Buono Valeros që shënoi dhe golin e katërt.

Me këtë fitore Interi renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit në kuotën e 69-pikëve, ndërsa Udinese pozicionohet në vendin e 17-të me 34 pikë.

Ndërkohë, Napoli ka bërë një tjetër hap fals në fushën e saj në javën e 36-të të Serisë A duke mos shkuar më shumë se barazimi 2-2 në sfidën kundër Torinos.

Një barazim që i jep mundësinë e artë Juventusit që të mbyllë matematikisht kampionatin për ndeshjen e ardhshme ku bardhzinjve do ti mjaftoj vetëm një pikë që të shpallej sërish kampion i Serisë A.

Ekipi i Sarrit kaloi dy herë në avantazh me anë të Mertens dhe Hamshik, por nuk arritën dot të ruanin epërsinë pasi Torino u kundërpërgjigj me golat e e Baselli dhe De Silvestrit.

Me këtë pikë Napoli renditet në vend të dytë me 85 pikë, ndërsa Torino klasifikohet në vendin e 10-të me 48-pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy