
Uerdi Mara, ishte një nga largimet e Skënderbeut në këtë merkato vere. Fantazisti 23-vjeçar, vendosi të mbyllë bashkëpunimin me korçarët dhe do të vazhdojë karrierën në Turqi.
Mara është prezantuar ditën e sotme te skuadra e Ankara Keçiörengücü. Kjo është eksperienca e parë jashtë Shqipërisë për lojtarin e rritur në akademinë e Skënderbeut.
Futbollisti ka firmosur kontratë 3-vjeçare dhe do të jetë shok skuadre me ish-lojtarin e Partizanit, Jurgen Bardhi, por edhe me shqiptarin tjetër, Arb Manaj.



