Kërkoi të ndryshojë skuadër, futbollisti shqiptar largohet nga Shkëndija e Tetovës

Kërkoi të ndryshojë skuadër, futbollisti shqiptar largohet nga Shkëndija e Tetovës

Arbin Zejnullai, i cili në të kaluarën ka luajtur për Shqipërinë U-21, ditën e sotme është larguar nga Shkëndija e Tetovës. Ka qenë vetë klubi kuqezi, që ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin.

Ka qenë vetë Zejnullai që ka kërkuar të largohet dhe te Shkëndija kanë pranuar, duke ndërprerë kontratën. Tashmë futbollisti është i lirë dhe po kërkon për një skuadër të re.

“KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me Arbin Zejnullain. Klubi dhe mesfushori me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur të ndajnë rrugët, duke respektuar dëshirën e futbollistit për të kërkuar mjedis ku do të ketë më shumë hapësira për lojë. Me këtë rast, të gjithë në KF Shkëndija falënderojnë Arbin Zejnullain për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në komunikatën e kampionëve të Maqedonisë së Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy