
Ish-lojtari Ermal Tahiri ka thënë se nuk arrin t’i kuptojë kritikat në drejtim të Holandës. Në “Euro Zone” në MCN TV, Tahiri u shpreh se "tulipanët" po bëjnë shumë mirë, madje i përshtatet edhe skema.
“Pse nuk kënaqeni që Holanda është skuadra me më shumë gola të shënuar dhe me pikë të plota?! Nuk i kuptoj kritikat për ta. Në ndeshjet që kemi parë, Holanda ka bërë futboll të bukur. Sot duhet ta përgëzojmë për këtë që ka bërë. Përgëzimi shkon gjithmonë me paraqitjen. Çdo ekip që luan sot me Holandën, e mendon skuadrën si shumë të fortë. Grupi i ferrit është ai i Gjermanisë dhe Portugalisë, të tjerat janë njësoj. Te Holanda më pëlqen, se boshtin e ka. Nëse ke bosht të mirë, pjesa tjetër plotësuese do i përshtatet lojës dhe gjithçkaje tjetër. Ky sistem loje po jep më shumë sesa duhet. Holanda me skemën 3-5-2, ka treguar karakter. Euforia i vjen lojtarëve nga brenda, nëse këtë e menaxhojnë janë nga ekipet më të rrezikshme.”, tha Tahiri.



